Një 14-vjeçarë është abuzuar seksualisht nga 16 të rinj këto dy muaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës.
7 prej të rinjve janë dërguar në gjykatë për të mësuar masën që do të vendoset mbi ta.
Në momentin kur familjarët e të akuzuarve janë paraqitur pranë gjykatës, njërës prej nënave i ka rënë të fikët ende pa hyrë në sallë, atje ku do të mësojë dhe fatin e të birit.
Vajza minorene ishte nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe për shkak të një videoje intime me të dashurin, është shantazhuar nga të rinjtë që e posedonin atë. Adoleshentët e kanë kërcënuar vajzën se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me ta, videon do t’ia dërgonin prindërve të të miturës.
Gjatë nisjes së seancës nuk munguan dhe tensionet mes familjarëve të 7 të rinjve të arrestuar. Disa prej të afërmve kanë kërcënuar dhe gazetarët duke përdorur fjalë si “Largohuni maskarenj”.