Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur sot nga Kosova në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë.
Lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë është takuar studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale në Tiranë. Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e tyre dhe duke i dhënë kurajo për të vazhduar më tej.
“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët.
Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim. Politika te ne është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.