Pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e ‘Unazës së Madhe’ ka reaguar edhe Edi Rama duke shkruar në Twitter se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Duke argumentuar pikat e ngjashme me opozitën, Rama shkruan se Meta e urren Qeverinë njësoj si ata.
Lexo më tej nga Lapsi.al:
Meta me qëndrim zyrtar për Unazën e Re: Të anulohet projekti
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan ai.
