Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Në darkë Thaçi e Haradinaj / Çfarë u 'gatua' në Prishtinë në prezencë të Edi Ramës

Lapsi.al 4 February 2019
Në darkë Thaçi e Haradinaj / Çfarë u

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti mbrëmjen e djeshme një darkë në shtëpinë e tij udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit dhe kryeministrin e Shqipërisë. Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili e ka publikuar një fotografi nga darka, sikurse dhe vetë Rama në profilin e tij në Facebook.

Burime të mediave kosovare bëjnë me dije se liderët janë mbledhur tek shtëpia e re e Thaçit në periferi të Prishtinës.
Në foto, Presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, Edi Rama dhe dy zv.ministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli duken të qeshur. Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, dhe për përplasjet Thaçi-Haradinaj për tezën e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI