Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

4 të asfiksuar nga flakët, si u përfshi nga zjarri apartamenti në Durrës

Lapsi.al 4 February 2019
4 të asfiksuar nga flakët, si u përfshi nga zjarri apartamenti

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e ditës së djeshme një banesë në Durrës. Banesa që u përfshi nga flakët ndodhet në katin e nëntë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Mësohet se 4 banorë të cilët janë gjendur të asfiksuar, janë evakuuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, dëmet materiale në banesë mësohet se kanë qenë të shumta.

Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat ndonëse e kanë patur të vështirë ta normalizojnë situatën, kanë arritur t’i shuajnë flakët. Momentalisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI