Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Veliaj thumbon Metën: Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë

Lapsi.al 3 February 2019
Veliaj thumbon Metën: Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë

Pas Edi Ramës reagoi edhe Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për projektin e Unazës së Re.

Meta me qëndrim zyrtar për Unazën e Re: Të anulohet projekti 

Rama: Pse Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës 

Nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra,

“Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranën”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij, duke iu referuar Bujar Nishanit si Presidenti që ishte kundër ndërtimit të kompleksit tek Liqeni Artificial.

Më tej ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën.

“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. 

Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan Veliaj në një tjetër reagim.

Fb472d0c 31a8 49a7 83b1 17303e4d38fc

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI