Flash

Basha-studentëve: Nuk do iu digjet viti, mos kini frikë!

Lapsi.al 4 February 2019
Basha-studentëve: Nuk do iu digjet viti, mos kini frikë!

Lulzim Basha siguroi studentët se nuk do iu digjet viti akademik pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan në “Twitter” se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor. Basha iu bën thirrje studentëve të mos kenë frikë pasi e gjithë shoqëria është me ta.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha në Twitter.

Dy ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, Rama i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do të humbisnin vitin. “Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik”, tha Rama.

Basha Twitter

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI