Studentët e universitetit të Shkodrës, 'Luigj Gurakuqi' kanë vazhduar bojkotin dhe sot. Ata në shenjë proteste vendosën të bllokojnë me karrige derën hyrëse të zyrave të administratës duke mos lejuar që të zhvillohet procesi mësimor duke debatuar edhe me rektorin.
Studentët e Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.
Studentët bojkotuan edhe sot përkundër vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili me anë të një vendimi kishte vendosur që sot të zhvillohej mësim.