Flash

Dekani i fakultetit të Shkencave Sociale: Albin Kurti nuk mori leje për prezencën e tij

Lapsi.al 4 February 2019
Dekani i fakultetit të Shkencave Sociale: Albin Kurti nuk mori leje

Këtë të hënë ka vazhduar protesta e studentëve dhe e pedagogëve në fakultetin e Shkencave Sociale. Kësaj proteste iu bashkua ditën e sotme dhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Dekani i fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti e ka komentuar praninë e Kurtit duke thënë se ai nuk ka marrë asnjë leje për prezencën dhe fjalimin e tij.

“Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit. Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka patur asnjë lloj kontakti me drejtuesit  e Fakultetit dhe është i ftuar aty. Unë jam me studentët dhe i kam mnbështetur, edhe qeveria është me studentët.”-tha dekani.

Ndërsa prof. Dr. Rapti po largohej një student i bëri thirrje që të mbajë anën e protestuesve dhe jo të qeverisë.

“Tregoni që jeni me ne dhe jo me qeverinë. Greva e pedagogëve është zyrtare, mos gënjeni mediat. Po tregoni që jeni kundër studentëve, e keni bërë që ditën e parë. Mbyllet dhe ky në kullën e vet.”-tha njëri prej studentëve protestues.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI