Kryeministri Rama është nisur ditën e sotme drejt qytetit të Beratit. Një prej makinave të eskortës është përfshirë në një aksident gjatë këtij udhëtimi.
Burime nga Garda kanë treguar se një trajler i ka prerë rrugën mjetit të eskortës, i cili është dëmtuar lehtë. Prej kësaj përplasje nuk ka patur persona të lënduar.
Sipas ekspertizës, të cituar nga Garda faji për aksidentin ishte i trajlerit. Aksidenti ndodhi pranë Gosës në Kavajë. Ish-kryeministri Berisha qe i pari që e publikoi këtë aksident në rrjetet sociale.