Flash

A iu ndalua Berishës hyrja në SHBA? Lexoni përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit (E-maili)

Lapsi.al 1 February 2019
A iu ndalua Berishës hyrja në SHBA? Lexoni përgjigjen e

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka përfshirë Sali Berishën në listën e personave të cilëve i është refuzuar viza për rastet që lidhen me çështjet e korrupsionit dhe jo vetëm.

Në listë gjenden emra si Adriatik Llalla apo Tom Doshi, por jo emri i ish-kryeministrit.

Pasi ambasada amerikane refuzoi ti përgjigjej interesit të mediave, përfshi këtu edhe Lapsi.al, nëse Berishës i është refuzuar viza për në SHBA, Gazeta Shqiptare u interesua pranë Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me këtë çështje.

Gazeta Shqiptare publikoi sot e-mailin që DASH i ktheu kryeredaktorit të gazetës, Erl Muratit, ku është bashkangjitur edhe linku i emrave të cilëve i është refuzuar viza.

"As you can see, Sali Berisha is not on the list" (Siç mnd ta shihni, Sali Berisha nuk ndodhet në listë) - shkruhet në e-mail. (lexojeni më poshtë)

Misteri mbi refuzimin e vizës amerikane për Sali Berishën bëri jehonë kur Edi Rama dje në parlament bëri këtë pyetje:

“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?" - duke lënë të kuptohej se ish-kryeministrit mund t’i jetë ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshimet u shtuan pasi vetë Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por dha nje përgjigje evazive duke thënë “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”. Në mbrëmje, në një lidhje telefonike me “Opinionin” e Fevziut, Berisha mbajti qëndrim më të qartë.

“Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Nuk më është refuzuar asnjë vizë", tha ish-kryeministri Berisha.

 

Pergjigjja Per Erlin

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI