Flash

Pas takimit me ministren e Arsimit, Mark Marku: "Asnjë rezultat, do të vijojmë qëndresën tonë"

Lapsi.al 1 February 2019
Pas takimit me ministren e Arsimit, Mark Marku: "Asnjë rezultat, do

Pas takimit prej dy orësh me ministren e Arsimit, pedagogët duken të pakënaqur. Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku është shprehur se takimi ishte pa rezultat. Sipas tij ministrja nuk ka forcën e duhur për të bërë ndonjë ndryshim. Marku paralajmëron vazhdimin e qëndresës së pedagogëve.

“Ne diskutuam për gjendjen në Universitet dhe i qëndruam kërkesave tona, që kemi nxjerrë nga Asambleja. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres, tentoi ta çojë diskutimin drejt një takimi jorezultativ. Ne do të presim deri në darkë dhe do të marrim më pas një vendim për hapat e mëtejshëm, ku do të mblidhet dhe Asambleja e pedagogëve. Ministrja nuk ka forcën  e duhur, dhe nuk mori asnjë angazhim lidhur me kërkesat e tyre”, u shpreh Marku.

‘’Ne biseduam deri në momentin e fundit për problemet, po nuk patëm zgjidhje . Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, tha Marku.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI