Pas takimit me grupin e pedagogëve në ambjentet e Ministrisë së Arsimit, drejtuesja e këtij institucioni, Besa Shahini deklaroi për mediat se zgjidhja e problemeve të arsimit duhet të bëhet në Universitet.
“Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Univeristetin.
Një grup poedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te universiteti. I ftova për të ballafaquiar Paktin për Univeristetin, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët. Ishte një shërbim që shërbeu për të sqaruar keqkuptimet”, u shpreh ajo.
Vijon…