Flash

Ironia e fabulistit Ferit Lamaj për protestën: “Kryedhelpra qafën zgjat: “Po ju pres të bëjmë debat!”

Lapsi.al 24 December 2018
Ironia e fabulistit Ferit Lamaj për protestën: “Kryedhelpra

Fabulisti i njohur Ferit Lamaj ka shkruar shumë për fëmijët. Prej vitesh ai jeton jashtë vendit, por mesa duket nuk i lë pas dore zhvillimet në Shqipëri. Siç ndodh normalisht në një fabul ai përdor kafshë dhe shpendë për të paralelizuar fenomene apo njerëz. Lamaj ka shkruar edhe një fabulë për protestat më të fundit të studentëve. Ngjarjet i ka vendosur në një kotec pulash ku ka kryengritje ndërsa kryeministrin e quan “kryedhelpra” dhe Kryeministrinë “kryedhelpëri”.

Protestë

Pula, Gjela kyçën klasën.

Me nder jush, ia bënë glasën.

Nis protesta mizëri

mu në Kryedhelpëri:

– “Ka, ka, ka” e “Ki, ki, ki”,

prano pikat: një, dy, tri, …!

Kryedhelpra qafën zgjat:

– Po ju pres të bëjmë debat!

– Jo, jo, fare, – flet më trimi, –

humbi shpresa dhe besimi!

– “Ki, ki, ki” e “Ka, ka, ka”,

qaje, ndrikull, debat s’ka! –

ngulin këmbë porsi mushka.

Atëherë Dhelpërushka,

që debati të mos ngecë,

u shkon fill e në kotec…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI