Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ Vlahutin ikën nga Shqipëria, por ditën e fundit la një mesazh

Lapsi.al 31 August 2018
FOTO/ Vlahutin ikën nga Shqipëria, por ditën e fundit la një

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin u largua këtë të premte nga Shqipëria ku mbajti detyrën e ambasadores së BE-së. Në Twitter, ajo shkruan se ishte një privilegj për të që të punonte në dobi të Shqipërisë, duke thënë se shqiptarët “e meritojnë Evropën”.

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit”, - shkruan Vlahutin.

Të këshilluara

Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Kryeministri Edi Rama ka shtuar një tjetër rubrikë në televizionin e tij online, ERTV. 'Përgjigja ime', quhet kjo rubrikë, në të cilën Rama zgjedh një prej kome...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI