Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VIDEO/ Shqiptari del nga koma dhe rrëfen sulmin me armë në parkim

Lapsi.al 31 August 2018
VIDEO/ Shqiptari del nga koma dhe rrëfen sulmin me armë në parkim

25-vjeçari shqiptar i cili u braktis i dhunuar në gjendje të rëndë në hyrje të një spitali në Modena të Italisë ka dalë nga koma. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte plagë të rënda në fytyrë dhe një plagë plumbi në këmbë.

Ai po mbahej në reanimacionin e spitalit të Baggiovara, ndërsa vetëm këtë të premte u transferua për në repartin e ortopedisë. Aty ai është marrë në pyetje nga karabinierët të cilëve mësohet se u ka dhënë një variant “në tym” të historisë.

25-vjeçari ka rrëfyer se në momentin e goditjes kishte qenë në një parkimin automjeteve të një restoranti në zonën e Bruciata. Deklarata e shqiptarit do të krahasohet me atë të 2 shqiptarëve të tjerë të cilët e lanë në gjendje të rëndë para spitalit. Ata janë identifikuar dhe arrestuar për ngjarjen.

Hetimet për tentativë vrasje vazhdojnë edhe pse për të zbardhur ngjarjen duhet mjaft punë. Mes pistave të ngritura është ajo e konflikteve për pazare të pista që kanë shkuar keq dhe që mund të lidhen me drogën dhe prostitucionin.

Për të parë videon klikoni KETU. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Kryeministri Edi Rama ka shtuar një tjetër rubrikë në televizionin e tij online, ERTV. 'Përgjigja ime', quhet kjo rubrikë, në të cilën Rama zgjedh një prej kome...

19:24

Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë. Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qyteti...

17:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI