Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Lapsi.al 31 August 2018
Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Kryeministri Edi Rama ka shtuar një tjetër rubrikë në televizionin e tij online, ERTV. 'Përgjigja ime', quhet kjo rubrikë, në të cilën Rama zgjedh një prej komenteve në faqen e tij në Facebook dhe u kthen përgjigje përmes një videoje. Ja çfarë shkruan ai teksa ka përzgjedhur komentin e ditës nga një qytetar.

Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta.

Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s'dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për "keq", s'do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t'ju prezantoj një "rubrikë" të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit?

Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës?

Shpresoj t'ju pëlqejë.

Të këshilluara

Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë. Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qyteti...

17:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI