Flash

Në shtëpinë ku ndodhi sulmi, flasin familjarët e gazetares Klodiana Lala

Lapsi.al 31 August 2018
Në shtëpinë ku ndodhi sulmi, flasin familjarët e gazetares

Një ditë pas të shtënave me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në Laknas, fshat pak kilometra larg Tiranës, vihet re një prani e madhe policësh si dhe oficerësh që po hetojnë ngjarjen.

Në shtëpinë e gazetares Lala ka njerëz. Babai është i ulur në verandën e shtëpisë, me dy oficerë policie që e pyesin për detaje.

Antoneta Lala, motra e Klodianës, thotë: “Ky sulm nuk ka lidhje me babain apo me mua. Mendoj se ka lidhje me motrën sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka pasur edhe kërcënime të tjera”. U aludua se ngjarja lidhet me detyrën e të vëllait të gazetares, Rexhepit, i cili ka punuar prej 4 vjetësh si specialist në burgun e Fushë-Krujës dhe prej 3 javësh si jurist në burgun e Krujës. Por, për familjarët e saj ky variant nuk qëndron.

“Nuk e di se çfarë aludojnë mediat, por im vëlla nuk ka pasur probleme kurrë”, thotë Antoneta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes. Po atë natë, shumë afër familjes Lala zhvillohej edhe një dasmë dhe të shtënat u mendua se vinin prej andej.

“Babai doli jashtë për të parë, por është errësirë këtu. Më vonë babai ka parë gëzhojat”, tregon motra e gazetares.

Antoneta tregon se në shtëpi kishte shumë njerëz atë natë: “Dy vajzat e Klodianës, babai, nëna dhe dy mysafirë. Nuk mendoj se kanë dashur të vrasin njeri, pasi po të donin, do të kishin vrarë”.

Familja Lala ka 20 vjet që jeton në Laknas: “Nuk kemi frikë, nuk i kemi kujt borxh, kështu që nuk do të largohemi këtu. Vetëm u kërkoj që të mos krijojnë terror te fëmijët”.

Banorët e fshatit shprehin shqetësim dhe pasiguri për jetën, pas kësaj ngjarjeje. “Nuk është e sigurtë jeta kështu. Të të vijë tjetri me armë te dera, është e frikshme”, thonë banorët./tch

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI