Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbardhet marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Greqi, mësoni kushtet

Lapsi.al 31 August 2018
Zbardhet marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Greqi,

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Shqiptarët mund të përdorin këtë dokument edhe në territorin grek nëse plotësojnë disa kushte të thjeshta.

Shqiptarët që zotërojnë këtë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga  24 janari i vitit 2017,  mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshje shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj.

Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke zbatuar një procedurë të thjeshtë.

Mjafton të parqesin një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve në shtetin Grek, shkruan abc news.

Një procedurë që bëhet pas kryerjes së kontrolleve që vërtetojnë se personi është fizikisht i aftë të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.

Për të shmangur testet teorike dhe praktike mjafton përkthimi zyrtar i lejes së drejtimit të marrë në Shqipëri në gjuhën greke, shkruan abc news.

Të njëjtat rregulla marrëveshja i parashikon edhe për grekët që udhëtojnë  në vendin tonë. Tashmë ky dokument ka hyrë në fuqi dhe vlefshmëria e tij ka afat të papërcaktuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI