Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përdhunimi i dy turisteve të mitura në Itali, mes tre të arrestuarve edhe një shqiptar

Lapsi.al 31 August 2018
Përdhunimi i dy turisteve të mitura në Itali, mes tre të

Tre persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar në Itali, nën akuzën se kanë përdhunuar dy vajza të mitura. Ndërsa një i katër është në kërkim. Në pranga janë vënë një shqiptar, një italian dhe një maroken.

Sipas raportimeve të mediave lokale referuar kallëzimit të dy adoleshenteve italiane: dhunua seksuale është konsumuar natën mes 8 dhe 9 gushtit në Menaggio, zonë në liqenin e Komos. Pikërisht në Menaggio, agresorët punonin gjatë sezonit turistik, ndërsa dy vajzat 17 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën, kishin shkuar me pushime.

Adoleshentet janë njohur me 4 agresorët pasi kanë pranuar që këta të fundit ti shoqëronin me makinë në një lokal në zonë, ku italiani punonte si banakier. Pasi kanë konsumuar pije alkoolike dhe kërcyer, 4 të akuzuarit i shoqëruan vajzat në një plazh, rreth 3 km nga Menaggio.

Pikërisht aty, sipas denoncimit të vajzave, ka ndodhur dhuna seksuale. Kanë qenë vetë 17-vjeçaret që kanë bërë kallëzim në polici. Të hënën, pritet të zhvillohet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit.

Të këshilluara

Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë. Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qyteti...

17:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI