Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kryemadhi: Rama është i çmendur dhe nën efektin e kokainës. Gojën ma mbyll vetëm me plumb

Lapsi.al 31 August 2018
Kryemadhi: Rama është i çmendur dhe nën efektin e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se nuk i bën përshtypje audio-përgjimi kundër Denar Bibës. Sipas saj nën qeverisjen e Ramës po del nga një skandal në javë, dhe ky audio-përgjim është një prej tyre. Sipas saj kryeministri është një i çmendur nën efektin e kokainës.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapssh listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet”, tha kryetarja e LSI-së gjatë një interviste për News 24.

Ndëkohë duke vazhduar akuzat ndaj Ramës, Kryemadhi tha se do vazhdojë të denoncojë çdo skandal: "Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij", tha Kryemadhi.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë. Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qyteti...

17:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI