Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Qeveria shqiptare: Nuk e dimë kur do vijnë 20 refugjatët nga Eritrea

Lapsi.al 31 August 2018
Qeveria shqiptare: Nuk e dimë kur do vijnë 20 refugjatët nga

Qeveria shqiptare e pompoi me të madhe lajmin se i kishin ardhur në ndihmë Italisë duke marrë 20 refugjatë nga anija “Dicotti”. Por ditë pas dite duket se kjo lëvizje po shkon drejt dështimit.

Fillimisht ishte Bashkimi Europian që i tërhoqi vëmendjen Italisë se nuk mund të largojë pa dëshirë në Shqipëri qoftë edhe 20 emigrantë sepse është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

E konfirmon tashmë edhe qeveria shqiptare me anë të zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda që tha në një intervistë për TCH se nuk ka një datë për mbërritjen e emigrantëve në Shqipëri.

“Nuk kemi një datë se kur do të vijnë refugjatët nga Eritrea që vendi ynë pranoi të merrte. Kjo më së shumti varet nga procedurat e shtetit italian, që do të vendosë për sjelljen e tyre në Shqipëri edhe në bazë të Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Njeriut dhe natyrisht edhe pas intervistimit të refugjatëve dhe dakortësisë së tyre për tu strehuar në vendin tonë. Ky fakt ka sjellë një debat edhe mes vendeve të unionit, por ky është një problem i tyre”, - u shpreh Voda.

Ajo pranon që Shqipëria ka kapacitete të limitura për të pritur në të ardhmen refugjatë të tjerë, pavarësisht ndihmës nga vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Kryeministri Edi Rama ka shtuar një tjetër rubrikë në televizionin e tij online, ERTV. 'Përgjigja ime', quhet kjo rubrikë, në të cilën Rama zgjedh një prej kome...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI