Flash

Rama kritikon Spiropalin: Prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot, nuk ka bërë detyrën si duhet

Lapsi.al 28 April 2018
Rama kritikon Spiropalin: Prisja të thoshte cilët kryetarë duhen

Mjaft i ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me personat brenda partisë së tij. Dhe sulmin më të drejtpërdrejtë dhe me emër në veçanti, e pati ndaj Elisa Spiropalit, socialistes, e cila është koordinatore për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike Edi Rama, tha se Elisa Spiropali nuk e ka bërë punën si duhet. Vetë Spiropali foli për kryetarë të PS-së në rrethe, se bëjnë anëtarësime fiktive për të treguar se po bashkëpunojnë me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Por kryeministri, tha se priste nga Elisa që të paktën të fliste me emra dhe t’i kishte shkarkuar ata kryetarë.

Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes dhe prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot dhe jo nesër, për faktin që nuk duan t’ia dinë fare se bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret, platformën e bashkëqeverisjes online, ta vërë në dispozicion të të gjithë njerëzve që rinë rrugëve për të kapur deputet, miq, kushërinj e shok që të marrë një hipotekë. Si mundet që sot, pas 6 muajsh ne të kemi ende bashki ku kryetarët e partisë ende nuk e kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune, dhe nuk janë as në mundësinë dhe as në përgjegjësinë të marrin për dore çdo njeri që do të futet në punë dhe ta çojë në punë, sepse kjo është e pamundur. Ashtu sikundër, deputetëve, u duhet dhënë mundësia që të kenë pikën e referimit ku t’i drejtojnë njerëzit, shqiperiaqeduam.al. Ka shkuar në 80 veta numri i punonjësve të hipotekave që jo vetëm janë shkarkuar nga puna po janë në ndjekje të prokurorisë vetëm për faktin që nuk u ka dhënë qytetarëve dokumentet në kohën e duhur. Kryetari i partisë nuk i ka dhënë njeri detyrën të merret me punësime. Ka kryetar partie që e bëjnë, duhet shkarkuar. Nuk i ka dhënë njeri detyrën të bëjë ndërmjetësime, dhe lëre më pastaj për të rregulluar vëllezërit, motrat e gjithë farefisin, duhen shkarkuar, se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe. Njerëzve nuk u duhet çfarë thotë Rama në televizor apo çfarë thotë ministri për rritjen ekonomike.  Elisa nuk e bëri këtë se nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërtetë. Dhe unë shpresoj që ta bëjë”, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI