Flash

'DASH ka gati listën, 15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA'

Lapsi.al 28 April 2018
'DASH ka gati listën, 15 zyrtarë të lartë

Në emisionin “Java” në RTSH, analisti i këtij emisioni, Lorenc Vangjeli, bëri një deklaratë të bujshme. “Sipas burimeve të besueshme”, tha ai, “Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen “non grata” të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”.

Arsyeja e ndalimit sipas analistit lidhet me të dhënat që mledh Departmenti i Shtetit për përfshirje të zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme në afera korruptive. Ndalimi I hyrjes në SHBA i këtyre zyrtarëve parashikohet në legjisiacionin amerikan. Mbi këtë bazë, Deparmenti i Shtetit u ndaloi së fundi hyrjen në SHBA ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llala dhe deputetit Tom Doshi. Kjo ishte hera e parë që kjo masë aplikohej për zyrtarë dhe deputetë shqiptarë. Madje për ish Prokurorin Llalla, ambasadori Donald Lu deklaroi në një emision televiziv se është hera e parë në botë.

Deklarata e Vangjelit paralajmëron se një fat të ngjashëm mund të kenë edhe 15 zyrtarë të tjerë. Nëse një informacion i tillë konfirmohet atëherë në javët në vijim pritet që ujërat politike në Shiqpëri të trazohen edhe më tepër, me pasoja që mund të shkojnë deri në doreheqje të rëndësishme apo vakume institucionale.

Në raportin e DASH për vitin 2107 theksohet se korrupsioni ka prekur të gjitha degët e qeverisë. Në mungesë apo vonëse të drejtësisë, ndalimi i hyrjes në SHBA duket të jetë dënimi i parë me të cilin po përballen e do të përballen pëshqit e mëdhenj në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI