Flash

Përdornin telefonat nga Shqipëria për të porositur kokainën, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Lapsi.al 28 April 2018
Përdornin telefonat nga Shqipëria për të porositur

Karabinierë italianë kanë arrestuar 3 persona që konsideroheshin maja e një rrjeti të gjerë droge. Hetimi ndaj këtij rrjeti filloi në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit të gjithë shqiptarë, u zbuluan duke udhëtuar midis Riccione dhe Cattolica për të furnizuar konsumatorët. Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat.

E veçanta ishte se, klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe, nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit. Gjatë hetimit, karabinierët kryen gjithashtu 4 arrestime në flagrancë ndërsa shpërndahej droga.

Në pranga përfunduan Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeçe, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç të cilët kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre. Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve. Gjatë arrestimit u sekuestruan 30 gram kokainë.

 

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e...

09:55

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku