Flash

Rama në Asamble: Etiketohemi si qeveri arrogante, Kukësi ishte mësim, ligjet transparente me publikun

Lapsi.al 28 April 2018
Rama në Asamble: Etiketohemi si qeveri arrogante, Kukësi ishte

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një tjetër aspekt që duket se nuk e lë të pashqetësuar, kërcënimit që qeveria të etiketohet përfundimisht arrogante.

Ai është shprehur se Kukësi ishte një një mësim i madh për të kuptuar përgjegjësitë dhe për të mos përsëritur të njëjtin gabim duke mos i shpjeguar publiku qëllimet e reformave.

Jemi përballë kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë, pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë, ta kuptojmë dhe ta ndajmë, cila pjesë e qeverisjes sonë cilësohet arrogante se është e drejtë dhe bëjmë reforma të dhimbshme dhe cila pjesë është padrejtësisht arrogante me njerëzit, këtë duhet ta ndajmë, Kukësi ishte mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, për të kuptuar çfarë nuk bëmë si duhet për të mos u përsëritur gabimi që duke u nisur për qëllim të mirë, pa e shpjeguar qëllimin të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë etiketën e arrogantit. Që do të thotë ne nuk duhet të kalojmë më ligje të asnjë lloji pa i bërë me parë transparente për publikun, nuk është detyra e njerëzve të rrinë me celular në dorë që ti kërkojnë është detyra jonë ti nënvizojmë ca po bëjmë” - tha Rama.

 

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e...

09:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI