Flash

Dokumente të falsifikuara, 25 mijë m2 tokë në sekuestro në Razëm

Lapsi.al 27 April 2018
Dokumente të falsifikuara, 25 mijë m2 tokë në sekuestro

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për 25 mijë m2 tokë në zonën e Razmës. Toka kryesisht masiv pyjor ndodhet në zonën e Malësisë së Madhe.

News 24 raporton se kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

“Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe”, njofton Prokuroria. Prokuroria bën me dije se vendimet e komisionit të Kthimit të Pronave për ish-pronarët janë të falsifikuara për rreth 52 mijë m2 tokë.

“Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI