Flash

Lobimi për negociatat, Rama çon në Francë dy ministra

Lapsi.al 27 April 2018
Lobimi për negociatat, Rama çon në Francë dy ministra

Dy ministra të kabinetit qeveritar ndodhen në Francë për një vizitë zyrtare, në kuadër të lobimit që Shqipëria ka nisur për çështjen e hapjes së negociatave. Bëhet fjalë për Fatmir Xhafajn dhe Etilda Gjonajn. Gjatë vizitës së tij në Paris, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me homologun e tij Francës, Gerard Collomb, ku mësohet se është folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, por edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI