Flash

Skandali me dokumentet false/ Si u zbulua mashtrimi, nipi i deputetit të PS fitoi 13,4 mld lekë tendera

Lapsi.al 23 April 2018
Skandali me dokumentet false/ Si u zbulua mashtrimi, nipi i deputetit të PS

“Alko-Impex General Construcion SHPK”, kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Ky fakt është zbuluar nga Bashkia e qytetit të Elbasanit ku kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”.

Kompania “Alko-Impex” i ka fituar tenderat duke paraqitur diplomë false të inxhinierit të mjedisit, shtetasin kosovar Bekim Selmani. Sipas dokumentacionit të depozituar në tenderat e viteve të fundit, kjo firmë ka paraqitur shtetasin Bekim Selmani si “Inxhinieri Mjedisi”, i diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë në vitin 2008.

Pasi kjo firmë ka fituar tenderin në qytetin e Elbasanit, bashkia e këtij qyteti ka kërkuar verifikimin e dokumentacionit pranë Universitetit të Prishtinës. SHKRESA Nga shkresa zyrtare e Universitetit të Prishtinës, theksohet se Bekim Selmani nuk ka diplomë në “Inxhinieri Mjedisi”, por në “Inxhinieri Konstruktive”. Madje, Universiteti i Prishtinës nuk e ka si program në departamentet e saj “Inxhinierinë e Mjedisit”. Në katër programet e saj, Universiteti i Prishtinës ofron program studimesh në profilin “Konstruktiv”, “Hidroteknikë” , “Gjeodezi” dhe “Infrastrukturë Rrugore”.

“Bazuar në kërkesën tuaj, të pranuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të UP-së, në Prishtinë, të datës 10.04.2018 për verifikimin e kualifikimit akademik të Bekim Mehmet Selmani, i lindur më 15.04.1984, në Çelik, Komuna e Gjilanit.

Pas verifikimit në zyrën e shërbimit të studentëve dhe arkivin në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ju njoftojmë se: Bekim Mehmet Selmani, ka diplomuar më datë 14.112008 në Seksionin e Ndërtimtarisë, Drejtim Konstruktiv dhe merr titullin Bachelor i Ndërtimtarisë, me notë të diplomës 10, nota mesatare e studimeve 8.09″, thuhet në letrën e firmosur nga sekretarja Valdete Shala-Arifi.

Pas këtij verifikimi, Bashkia e Elbasanit i ka kërkuar drejtuesit të Kompanisë “Alko-Impex General Construcion SHPK” që të depozitojë dokumentacionin për inxhinierin e saj të mjedisit, Bekim Selmani. Por kjo kërkesë është shoqëruar me një vendim të kompanisë për t’u tërhequr nga gara. Administratori i firmës, Arbër Abazi ka njoftuar tërheqjen nga oferta e bërë për tenderin e qytetit të Elbasanit. “Shoqëria ‘Alko Impex General Construction’ me nr NIPT K913260281, ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit’, me autoritet kontraktor Bashkia Elbasan.

Me anë të kësaj shkresë, shoqëria jonë ju bën me dije se në pamundësi për arsye objektive tërhiqemi nga oferta e paraqitur në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në shkresën e firmosur nga Arbër Abazi. Në licencën e Shoqërisë “Alko-Impex General Construcion SHPK”, të marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në 7.08.2017, emri i Bekim Selmanit është regjistruar si “inxhinier i mjedisit”, po ashtu dhe në dokumentacionin e paraqitur të noterizuar nga noterja kosovare, Valbona Myrtezi./ Panorama

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI