Flash

Policia e Fierit vë në pranga 3 persona pas kapjes së 310 kg kanabis në fshatin Krasp

Lapsi.al 21 April 2018
Policia e Fierit vë në pranga 3 persona pas kapjes së 310 kg

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit një ditë pasi u sekuestruan 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në fshatin Kraps.

Velo Myrtaj, 28 vjeç, Gramoz Shakaj, 33 vjeç dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë u arrestuan si poseduesit e lëndës narkotike.

“Në lidhje me informacionin datë 20.04.2018 ku në fshatin Kraps u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në vijim të punës hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë”, - thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI