Flash

Rama 'kërcënon' bizneset e vogla nga Lushnja: Të gjithë gënjejnë, do t’i bëjmë të rrinë drejt

Lapsi.al 21 April 2018
Rama 'kërcënon' bizneset e vogla nga Lushnja: Të

Që pasditen e djeshme qeveria Rama u zhvendos në Qarkun e Fierit për mbledhje e takime me qytetarët, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri ka zgjedhur të takojë qytetarët e Lushnjes.

Që në nisje të fjalës së tij ai ka ftuar të ngrinin duart ata qytetarë që mendonin se taksat ishin rritur.

Qytetarët e Lushnjes ishin të mendimit se është shtuar numri i taksave që ata paguajnë, gjë e cila rëndon mbi xhepin e tyre.

Ndërsa kryeministri tha të kundërtën, duke u fokusuar më tej të sqarojë se pse biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milion lekë u fut në skemën e TVSH-së.

“Të gjitha bizneset e vogla gënjejnë. Kush thotë kam xhiro 70 milionë nuk e ka aq, e ka shumë më tepër. Bizneset e vogla që thonë 70 milionë janë mbi 100 milionë, gënjejnë të gjithë. Gënjejnë se s’duan të bëhen të mëdhenj, gënjejnë se janë në një marrëdhënie mëkati me të madhin, se i madhi i jep pa faturë. Kështu grabitet publiku edhe shteti. Se i vogli thotë ma jep pa faturë se po ma dhe pa faturë rri fshehur. Kësaj loje do i japim fund, do t’i bëjmë të rrinë drejt”, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI