Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Rekomandim pozitiv Shqipërisë, raporti i BE përmend edhe emrin e Tahirit

Lapsi.al 17 April 2018
Rekomandim pozitiv Shqipërisë, raporti i BE përmend edhe emrin e

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht vetingu, thekson KE, do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në mbështetje të tij, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave që lidhen me Gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë e sigurinë e vendit.

 

Me kërkesë të Prokurorisë, vazhdon raporti, tetorin e vitit 2017 Parlamenti i hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Dokumenti bën një pasqyrë të detajuar të ecurisë së vendit në lidhje me kritere të ndryshme. Qeveria, sipas tij, mbetet e angazhuar ndaj procesit të integrimit në BE, por ritmi i reformave u prek nga fushata zgjedhore dhe ndryshimet në nivel ministror. Duke përshkruar situatën, KE-ja vëren se “polarizimi i fortë në skenën politike ka qenë i pranishëm”, ndërsa sillet në vëmendje bojkoti i opozitës pranverën e shkuar “çka shtyu në kohë gjithashtu edhe ngritjen e institucioneve të vetingut në gjyqësor” e më pas marrëveshja e majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, e cila pasoi me “organizimin pa probleme të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, pavarësisht faktit se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten të paplotësuara”.TCH

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI