Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Rama mbledh grupin e PS, shfaqet i pakënaqur: Të mos i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës

Lapsi.al 16 April 2018
Rama mbledh grupin e PS, shfaqet i pakënaqur: Të mos i

Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama duket se është i pakënaqur nga puna e deputetëve në terren dhe drejtuesve të degëve.

Mësohet se Rama është shfaqur i pakënaqur nga terreni dhe ka kërkuar të punohet më shumë me bazën.

“Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, - mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërkohë ka pasur edhe ‘tërheqje veshi’ pas seancës së kaluar me tensione dhe përjashtime në Kuvend, e cila është bërë pjesë e mbledhjes se grupit parlamentar. Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë.

“Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, - ka thënë Rama. Në diskutimet e grupit ka qenë edhe rendi i ditës për seancën e së enjtes dhe axhenda partiake dhe qeveritare.

Kujtojmë në seancën e kaluar deputetët e opozitës hodhën miell, vezë, letra e shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. I vetmi nga maxhoranca që u përgjigj ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i cili e pësoi me përjashtim 10 ditë nga Kuvendi ashtu si 6 deputetë të opozitës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI