Flash

Dosja për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit, ping-pong nëpër gjykata

Lapsi.al 14 April 2018
Dosja për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit, ping-pong nëpër

Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën.

Pas Odisesë në të gjitha shkallet e gjyqësorit dhe pasi Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën, edhe Gjykata e Lartë ka larë duart nga gjykimi i kësaj çështjeje, duke e përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në gjykatën e kryeqytetit.

Siç mësohet nga burimet pranë Gjykatës së Tiranës, pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanët më të lartë në vend, u kthye në një loje ping-pongu në gjyqësor.

Kjo gjë ndodhi herë për paqartësi nëse duhej të gjykohej një ish-deputet si Frroku bashkë me një deputet si Doshi dhe herë se gjyqtarët i lexuan ndryshe nga njëri-tjetri ndryshimet ligjore të Reformës në Drejtësi.

Për më shume se 6 muaj dosja qëndroi e pezulluar në Gjykatën e Lartë, në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila zgjidhi dilemën nëse duheshin gjykuar në juridiksion fillestar të tre të akuzuarit.

Por kur kur dosja u riçel në Gjykatën e Lartë, dy prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga gjykimi duke lënë të paplotësuar trupën. Me rinisjen e procesit u lexuan në Gjykatë emrat e 50 dëshmitarëve mes tyre politikanët më të lartë në vend.

Por ndërsa për disa prej dëshmitarëve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017-a ishte vit zgjedhor, për vetë Gjykatën vera 2017-s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedures Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompetencës. Gjykata e Lartë përdori risinë e re të paketës ku nënvizohet se deputetët do të gjykohen nga Gjykata e re që do të hapet, por që sipas dispozitës kalimtare per momentin i përkasin Krimeve të Rënda.

Por Krimet e Rënda nga ana e tyre e gjetën veten jo kompetente duke ia kaluar sërish Gjykatës së Lartë me argumentin se kjo dosje i takon një gjykate të zakonshme. Nuk dihet nëse Gjykata e Tiranes do t’i japë zgjidhje kësaj dosjeje, në të cilën thuhet se nuk pati asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, përveçse një bashkëpunim mes të pandehurve për të krijuar rrethana të rreme. /TopChannel

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI