Flash

Policia rrugore pezullon 15 patenta, po ecnin me shpejtësi të madhe në rrugët e Tiranës

Lapsi.al 14 April 2018
Policia rrugore pezullon 15 patenta, po ecnin me shpejtësi të madhe

Vetëm natën e të premtes policia e Tiranës ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare gjysma e tyre janë për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, shpejtësi që në radar është regjistruar plot 173 km/h.

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Katër persona janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare. Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI