Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

614 kg kokainë në Durrës, porositës edhe grupe kriminale nga Kosova

Lapsi.al 9 March 2018
614 kg kokainë në Durrës, porositës edhe grupe kriminale nga

Pesë subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e organeve të hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokaine në Portin e Durrësit. Ka dyshime se pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër.

Para se të mbërrinte deri te kontenieri me 613 kg kokainë, kontrolli policor e doganor në portin e Durresit kaluan në sitë pesë subjekte te dyshuara, të cilët trasnportonin banane nga vendet e Amerikës Latine.

ABC News ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor se organet ligjzbatuese Shqiptare ishin informuar nga partnerët që në datën 17 janar për mberritjen e një sasie kokaine së bashku me një ngarkesë bananesh.

Ky sinjalizim vuri në alert policinë, prokurorinë dhe autoritetin e doganës në Portin e Durrësit.

Mbi një muaj pas marrjes së sinjalizimit për kokainën që do të mbërrinte në Durrës, konkretisht më 19 shkurt, një ngarkesë me banana që vinte nga Ekuadori është kontrolluar imtësisht.

Por nga kontrolli nuk u zbulua asgjë e dyshimtë. Më pas, nga te dhënat e agjensive te huaja u saktësua se droga ishte nisure nga Kolumbia dhe porositësi ishte Arbër Çekaj, administrator i firmës Arbri Garden.

Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se droga kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Gjithashtu, ka dyshime se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për te cilën porositës dyshohet se janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e Kokainës. Nga sistemi TIMS, u zbulua se, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, vetëm në një muaj, kishte udhëtuar 6 herë në drejtim të Kosovës me dy automjete të ndryshme. Prej datës 28 shkurt, ku edhe u sekuestrua kokainë në komapaninë “Arbri Garden” me qendër në Maminas, administratori i saj, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati. /abcnews.al

Të këshilluara

Tiranë, 57-vjeçari vetëplagoset me armë

Shtetasi B.F., 57 vjeç është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu, çifte. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte a...

16:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI