Flash

Përplasja Kodheli-Gjici për PS e Kukësit/ Socialistët në grevë për të tërhequr vëmendjen e Ramës

Lapsi.al 20 February 2018
Përplasja Kodheli-Gjici për PS e Kukësit/ Socialistët

Partia Socialiste në Kukës është përçarë. Shkak është bërë mbledhja e kryesisë së socialistëve, e zhvilluar më 17 janar, ku u vendos që Safet Gjici të zëvendësoje Mimi Kodhelin si të deleguar për qarkun e Kukësit.

Një grup socialistësh thonë se ky vendim është i padrejtë dhe thonë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga deklarata: 

“Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tonë është i padrejtë, pasi ajo përfaqëson në Kuvend votuesit e PS-së së Qarkut Kukës. Personi i ngarkuar si i deleguar për Qarkun Kukës z. Safet Gjici është në kundërshtim me statutin e PS-së dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve të Kukësit, as të votuesve të PS-së Kukës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe më të shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve." 

Zëra në Kukës thonë prej disa kohësh, Safet Gjici ka nisur “me dorë të fortë” duke bërë lëvizje në administratën lokale. Të njëjta burime shtuan se emri i Gjicit përmendet si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Ky i fundit, është parë sot në kryesinë e Kuvendit, në zyrën e grupit parlamentar socialist, ku sipas burimeve, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Mimi Kodhelin.

DEKLARATA E PLOTE: 

“Te detyruar nga mungesa dhe neglizhenca e vazhdueshme e Drejtuesve te PS Kukes dhe Kryesisë se PSSH ndaj nesh socialisteve te Kukesit , bëjmë këtë deklaratë për shtyp për të bërë publike shume problematika tonat të cilat me e rëndësishmja është që të vendoset në vend morali i PS dhe i socialisteve të Kukësit pasi

Për shkak të neglizhencës së përsëritur të kryetarit dhe Drejtuesve të PS-së, Kukës dhe të humbjes së besimit ndaj tyre me shume se 1/3 e Asamblesë se Kukësit sipas statutit te PS-së i kërkoi kryesisë votëbesimin e Kryetarit dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problematikave tona.

Nga ana e Kryesisë me dt. 17.01.2018 me përfaqësues z. Taulant Balla dhe Ilir Beqja u paraqiten vendimet e Kryesisë se PSSH dhe premtua zgjidhja e problemeve te shtruara deri me dt. 10.02.2018.

Vendimet e kryesisë ishin si me poshtë:

Pezullimi i Kryetarit dhe Sekretarit te PS Kukës

Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun Kukës

Ngarkimi me këtë detyrë z. Safet Gjici

Ne kundërshtojmë ne mënyrë absolute këtë vendim pasi:

Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tone është i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes. Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici është ne kundërshtim me statutin e PS dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve te Kukësit, as të votuesve të PS, Kukës pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve. Kjo deklarate behet për te qene transparent për publikun pasi ne menyre institucionale brenda PS nuk gjetëm zgjidhje”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI