Flash

Sot takimi mes Kumbaros dhe artistëve, por nuk bihet dakord për vendin

Lapsi.al 14 February 2018
Sot takimi mes Kumbaros dhe artistëve, por nuk bihet dakord për vendin

Takimi i kërkuar nga artistët e Teatrit Kombëtar me Ministren e Kulturës, të mërkurën në orën 16:00, rrezikon të mos zhvillohet, pasi nuk ka një dakordësi për vendin e takimit.

Në Top Show, ministrja Kumbaro u shpreh se nuk e ka marrë në dorëzim letrën e artistëve, por tha se është e gatshme të negociojë, duke pritur artistët në ambientet e ministrisë së Kulturës.

Nga ana tjetër, artistët kanë kërkuar që takimi të mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe jo në Ministri, gjë që ministrja Kumbaro nuk e mirëpriti.

“Letrën tuaj nuk e kam marrë, por rëndësi ka që ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ju. Nesër ju presim në ambientet e Ministrisë, për të diskutuar, pasi në Teatrin Kombëtar unë vij për të parë shfaqje dhe jo për të bërë biseda të tilla”, - tha Kumbaro.

Nga ana tjetër, artistët akuzuan se punonjës të Ministrisë së Kulturës po ushtrojnë shantazh ndaj disave prej tyre, për të marrë pjesë në takimin e nesërm në ambientet e institucionit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI