Flash

PD thërret Gjiknurin në interpelancë: Kompania e inceneratorëve e regjistruar në Parajsat Fiskale

Lapsi.al 11 February 2018
PD thërret Gjiknurin në interpelancë: Kompania e

Partia Demokratike kërkon thirrjen e një interpelance urgjente me ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri lidhur me tre inceneratorët që do të ngrihen në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Interpelanca e cila do të zhvillohet nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përfshin dyshimet e opozitës lidhur me ligjshmërinë dhe praktikën korruptive të shpalljes së fituesit.

“Muajt e fundit, Partia Demokratike, mediat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë bërë publike një sërë dokumentesh që ngrenë hije dyshimi mbi koncesionet e dhëna nga qeveria për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas demokratëve “rezulton se një individ i vetëm i ndërlidhur me disa kompani në mënyrë të tërthortë apo të dukshme ka qenë përfituesi i vetëm i tre inceneratorëve. Gjithashtu, vërehet se praktika e ndjekur nga qeveria për dhënien e koncesionit në fjalë është abuzive, pasi është kompania e krijuar pak ditë përpara fitimit të këtij koncesioni që ka paraqitur një propozim të pakërkuar, dhe kompania nuk ka asnjë kontratë të ngjashme në këtë sektor”.

“Njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve. Sot, kompania që ka fituar në mënyrë të dyshimtë koncesionin e inceneratorëve ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.2 milionë euro për impiantin e mbetjeve në Fier, ndonëse ky i fundit nuk ka nisur akoma punën e banorët janë në protestë”.

Të këshilluara

Ermal Meta në 3 më të mirët e Sanremos

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Mori ka hyrë në këto momente në 3 këngët më të mira të këtij edicioni të Sanremo. Kënga e tyre “Non mi avete fatto ...

00:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI