Flash

Avramopulos në Tiranë: Në ujërat shqiptare do të patrullojnë rojet bregdetare të Frontex!

Lapsi.al 11 February 2018
Avramopulos në Tiranë: Në ujërat shqiptare do të

Së shpejti në kufirin shqiptar vendoset roja kufitare dhe evropiane bregdetare. Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos do të nënshkruajë marrëveshjen mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE-së përgjegjëse për mbikqyrjen e kufijve tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.

Komisioneri Avramopulos do të jetë në delegacion më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi e që do mbështesin palën shqiptare me logjistikë dhe trajnime.

Në një intervistë për Javaneës, Avramopulos thotë se kjo do të sigurojë një menaxhim më të mirë të migracionit të parregullt drejt BE-së.

“Marrëveshja do të lejojë vendosjen në Shqipëri të ekipeve evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare me kompetenca ekzekutive. Kjo do të sigurojë një menaxhim më të mirë të migracionit të parregullt, që përbën interesin tonë të përbashkët. Shqipëria ka një rol kryesor në rajon dhe marrëveshja do të shërbejë si një model edhe për marrëveshjet e ngjashme që po negociojmë me partnerë të tjerë në Ballkanin Perëndimor. Situata përgjatë rrugës së ashtuquajtur ‘Rruga e migracionit të Ballkanit Perëndimor’ është përmirësuar shumë krahasuar me dy vjet më parë, falë deklaratës BE-Turqi dhe përpjekjeve tona të përbashkëta në të gjithë rajonin për të kontrolluar më mirë kufijtë tanë dhe për të luftuar kontrabandistët. Megjithatë, ne vazhdojmë ta ndjekim me kujdes situatën në terren, gjithashtu edhe me mbështetjen dhe përfshirjen e Gardës Evropiane dhe Rojet Bregdetare si edhe me Europol. Ne duhet ta shtojmë më tej bashkëpunimin tonë kundër atyre rrjeteve kriminale të cilat shfrytëzojnë njerëzit e cënueshëm dhe e kërcënojnë sigurinë tonë. Vendosja e një Zyrtari Ndërlidhës për Vizitorët në Shqipëri në muajt e ardhshëm të këtij vit me siguri do të kontribuojë për këtë” ka thënë komisioneri europian.

Të këshilluara

Policia 898 gjoba për dy ditë në Tiranë

Policia e Tiranës hoqi 89 patenta, arrestoi në flagrancë 10 drejtues makinash që ishin të alkolizuar dhe bllokoi 9 makina për mosshlyerje të masave administrati...

15:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI