Flash

Intervista me Ermal Metën: Shqipërinë e mbaj mend nga shenjat që kam në trup!

Lapsi.al 11 February 2018
Intervista me Ermal Metën: Shqipërinë e mbaj mend nga shenjat

Ai sot padyshim është emri më i komentuar në Itali, pasi fitoi trofeun e Sanremo 2018. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili bashkë me Frabrizo Moro, korrën sukses me këngën “Non mi avete fatto niente”. ‘Sorrisi.com’ i ka kushtuar një artikull të detajuar shqiptarit, që nga fëmijëria e tij në Fier e deri tek udhëtimi në Itali.

ARTIKULLI

“Ermal zgjidh një vend ku do të shkojë me miqtë e tu për dreke”, kështu i thamë në telefon. Dhe ai na ftoi në një restorant në periferi të Milanos. Erdhi me një makinë, e njoha nga flokët e zinj dhe elegant. Ulemi në tryezë. Momenti i tij i artë ishte klasifikimi në vendin e tretë në Sanremo, me këngën ‘Vitato morire’. Është një djalë i rafinuar, një artist me një histori të jashtëzakonshme për të treguar nga jeta e tij.

Kuptimi i emrit tim

“Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kuptimi; ‘I ardhur nga mali’, siç keni ju këtu në Itali emrat Karlo ose Aleksandër. Kultura shqiptare është plot me emra të bukur e plot kuptime”.

Si erdha në Itali

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllain, motrën dhe nënën e tyre. Dhe jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave.

Në Shqipëri kam qenë 5 vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht; ‘E bukur’. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup.

Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Kënga ime “Vietato morire”, ka në brendësi të saj një histori personale, (teksti tregon rebelimin e një djali të abuzuar nga babai)”.

Kontakti i parë me muzikën

“Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha 4 ose 5 vjeç. Vij nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj.

Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe ‘çmendesha’ nga krenaria.

Këngën time të parë e shkruajta kur isha në moshën 12-vjeçare, ndërsa atë ia dedikova një vajzë që pëlqeja në atë kohë. Atë vajzë e takova pas disa vitesh, në det”

Të këshilluara

Policia 898 gjoba për dy ditë në Tiranë

Policia e Tiranës hoqi 89 patenta, arrestoi në flagrancë 10 drejtues makinash që ishin të alkolizuar dhe bllokoi 9 makina për mosshlyerje të masave administrati...

15:18

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI