Flash

Patozi shpjegon pse nuk duhet të jemi shumë krenarë me Ermal Metën

Lapsi.al 11 February 2018
Patozi shpjegon pse nuk duhet të jemi shumë krenarë me Ermal

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çmimin e parë që Ermal Meta mori në festivalin e Sanremos.

Sipas Patozit, sado krenarë të ndihemi për Ermal Metën sot, nuk duhet të gënjejmë veten me idenë se kemi 'pushtuar' Italinë dhe muzikën e saj.

Patozi thekson se Shqipëria ka edhe futbollistë të talentuar e shkencëtarë të mëdhenj, por ka kampionatin më të trukuar dhe Akademinë më të atrofizuar dhe të paralizuar të planetit.

Sipas Patozit, janë të njëjtit shqiptarë të talentuar, por që në Shqipëri nuk arrijnë të tilla suksese falë mënyrës si është katandisur vendi.

“Sado krenarë që të ndjehemi sot, nuk duhet të na gënjejë mendja se kemi "pushtuar" Italinë dhe muzikën e famshme të saj.  Ermal Meta është suksesi individual i njeriu të zot, të rritur dhe formuar në perëndim, por që mbi të gjitha ka përfituar nga hapësirat e lirisë që ai ofron, pavarësisht origjinës, racës, fesë apo bindjeve politike. Ka pasur në të shkuarën dhe do të ketë sërish shqiptarë të tjerë që do të na lumturojnë me arritjet e tyre. E keqja është se ne kemi futbollistë të shquar, por kemi kampionatin më të shpifur dhe më të trukuar në botë.  Kemi shkencëtarë të mëdhenj, deri edhe nobelistë, por Akademinë më të atrofizuar dhe të paralizuar të planetit. Jam pothuajse i bindur se fati i kantautorit shqiptar, që fitoi dje festivalin më prestigjoz të muzikës italiane do të kishte qenë krejt tjetër, nëse nuk do të ishte larguar nga Shqipëria. E pra, është e njejta farë, por që në tokën e vet nuk e lënë të mbijë”,- shkruan Patozi në komentin e tij.

Postimi i plotë i Astrit Patozit: 

Sanremo ka qenë një mit për Shqipërinë e para vitit 1990. Ishte pothuajse ngjarja më e rëndësishme artistike e vitit, ku shqiptarët përpiqeshin me sa mundeshin të përputhnin shijet e tyre me botën e ndaluar nga regjimi.

Italia nuk ishte për ne thjesht vendi më i afërt me perëndimin, por mbi të gjitha ai që rrezatonte më shumë kulturën e vet në anët tona.

Muzika zinte një vend të rëndësishëm në këtë shkëmbim kulturor gjysëm ilegal dhe është jashtë çdo dyshimi që Sanremo ishte kulmi i kësaj marrëdhënieje vetëm me një sens. Ka pasur shumë shqiptarë në atë kohë që italishten e kanë mësuar përmes këngëve të saj.

Falë Ermal Metës, Shqipëria është sot më afër Sanremos dhe padyshim që miti është zbutur, ndoshta po aq sa edhe diferenca mes dy vendeve, që nuk është më ajo e 30 vjetëve më parë.

Por sado krenarë që të ndjehemi sot, nuk duhet të na gënjejë mendja se kemi "pushtuar" Italinë dhe muzikën e famshme të saj.

Ermal Meta është suksesi individual i njeriu të zot, të rritur dhe formuar në perëndim, por që mbi të gjitha ka përfituar nga hapësirat e lirisë që ai ofron, pavarësisht origjinës, racës, fesë apo bindjeve politike.

Ka pasur në të shkuarën dhe do të ketë sërish shqiptarë të tjerë që do të na lumturojnë me arritjet e tyre.

E keqja është se ne kemi futbollistë të shquar, por kemi kampionatin më të shpifur dhe më të trukuar në botë.

Kemi shkencëtarë të mëdhenj, deri edhe nobelistë, por Akademinë më të atrofizuar dhe të paralizuar të planetit.

Ne që prej sot kemi Ermal Metën, një yll të muzikës italiane, por përfytyrojeni pak atë në festivalin e Këngës në Radio Televizion, një eveniment dëshpërues, që degradon vit pas viti. Saqë mund të thuash pa frikë se sot i njëjti aktivitet është më larg Sanremos, se sa ishte në vitet 70-80.

Jam pothuajse i bindur se fati i kantautorit shqiptar, që fitoi dje festivalin më prestigjoz të muzikës italiane do të kishte qenë krejt tjetër, nëse nuk do të ishte larguar nga Shqipëria. E pra, është e njejta farë, por që në tokën e vet nuk e lënë të mbijë.

Ndaj edhe nuk na shkon shumë që ta urojmë Ermal Metën, pse po na nderon si shqiptarë, kur ne e turpërojmë atë me atë që i kemi bërë atdheut të tij dhe tonit.

Sepse Shqipëria sot, padyshim, që mund të mburret me Ermalin, por druaj shumë që ai mund të krenohet dot me këtë Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI