Flash

Policia italiane sekuestron 800 kg drogë të ardhur nga Shqipëria, arrestohen edhe 15 persona

Lapsi.al 7 February 2018
Policia italiane sekuestron 800 kg drogë të ardhur nga Shqipëria,

Një operacion blic antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në komunat e Brindizit, Fasanos dhe Katanias.

Janë ekzekutuar urdhërarrestet për 15 persona për një sërë akuzash, mes tyre trafik droge dhe grabitje.

Hetimet kanë nisur në shkurtin e 2017 dhe kanë përfunduar në gusht me identifikimin e dy grupeve që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 4 persona si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë e cila ka mbërritur në brigjet e Pulias nga Shqipëria.

Në orët në vazhdim priten detaje të reja lidhur dhe këtë operacion.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI