Flash

Përfshihet nga flakët një makinë tek ‘Uji i ftohtë’, ishte në ...

Lapsi.al 26 November 2017
Përfshihet nga flakët një makinë tek ‘Uji i

Një makinë është djegur në Vlorë në orët e mesnatës dhe ka qenë një telefonatë që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se makina tip ‘Audi’ ishte në pronësi të të riut Gentian Rukaj nga Tirana, por i ishte lënë në ruajtje kunatit të tij, Julian Malaj, në Vlorë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI