Flash

FOTO/ “Daily Mail”: Si shqiptarët po pushtojnë Britaninë futur në kamionë

Lapsi.al 25 November 2017
FOTO/ “Daily Mail”: Si shqiptarët po pushtojnë

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar një shkrim të gjatë se si të rinjtë shqiptarë të dëshpëruar përdorin të gjitha mënyrat për të hyrë në Britaninë e Madhe. Ai ka sjellë edhe disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga këta shqiptarë të cilët ia kanë dalë që të zbresin në ishull.

Ka tërhequr vëmendje selfia e disa të rinjve të futur në një kamion. Ata mbajnë edhe disa tuba për të marrë sadopak ajër të pastër për të mos u asfiksuar. Fotot janë marrë nga faqja e Facebook, “Shqiptarët në Londër” ku gjendet një album me titull: “Rrugës”. Në të tjera imazhe dallohen ID false.

Për ta thuhet se bëhen menjëherë pjesë e bandave dhe grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës. Për këto grupe thuhet se janë nga më “të ashprat që Britania ka parë ndonjëherë”. Në një nga fotot e të rinjve të futur në kamion shkruhet: “Dashtë Zoti, do të jem në Angli për Vitin e Ri”.

Para pak ditësh një gjykatë në Londër dënoi një shofer kamioni me 8 vite burg për trafik qeniesh njerëzore. Ai pranoi se merrte 8 mijë £ për një vend në kamion ose 3 mijë £ për tu fshehur poshtë tij. Ka edhe foto shqiptarësh që shijojnë mbërritjen në Britani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI