Flash

40 efektivëve të policisë u refuzohet certifikata e sigurisë. Nis Vetingu?

Lapsi.al 25 November 2017
40 efektivëve të policisë u refuzohet certifikata e

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u ka kthyer përgjigje negative 40 efektivëve të policisë për pajisjen me certifikatën e sigurisë. Vetingu i lajmëruar në polici nis në janar, por kjo duket si shenja e parë e lëvizjes në këtë drejtim. Në një kronikë të transmetuar nga TCh mësohet është refuzuar rinovimi i certifikatave të kategorive “sekret” dhe “tepër sekret” për efektivë të niveleve të ndryshme. Sipas të njëjtave burime ka pasur disa lëvizje në radhët e policisë që kanë prekur shefin e komisariatit të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimit rrugor në Gjirokastër, shefin e komisariatit të Sarandës dhe disa oficerë antidroge në drejtorit vendore të 12-të qarqeve të vendit. Disa prej efektivëve kanë kaluar “në dispozicion” ndërsa ligji parashikon që në rast të mos pajisjes me certifikatë sigurie, subjekti kalon në një detyrë tjetër ku nuk njihet me informacione të klasifikuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI