Flash

Viti i Skënderbeut, Banka e Shqipërisë hedh në treg tre monedha të reja

Lapsi.al 25 November 2017
Viti i Skënderbeut, Banka e Shqipërisë hedh në treg tre

Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, tre monedha të reja do të hidhen në treg nga Banka e Shqipërisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës i cili vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.

“Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Kujtojmë se viti 2018, është shpallur nga qeveria si “Viti i Skënderbeut”, në nderim të 550 vjetorit i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI