Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Skandali/ Kandidati i PS bëhet drejtor spitali i Shkodrës, mjekët: Nuk e lejojmë, ka mbaruar ekonomikun

Lapsi.al 25 November 2017
Skandali/ Kandidati i PS bëhet drejtor spitali i Shkodrës,

Para pak ditësh u shpallën fituesit e konskursit si drejtues spitalesh në të gjithë vendin. Ndërkohë kanë lindur edhe kundërshtitë e para për këta figura. Në Shkodër u zgjodh drejtor spitali Vilson Masmalaj, por mjekët e këtij e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e tij. Ata çuditen se si mund t’i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedhur, sepse, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe menaxhimit të shëndetësisë para një komisioni prej 12 vetash.

Drejtori i sapozgjedhur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik. Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktuar. Në garë dy kandidaturat e mundshme për t’u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela dhe gjinekologu Senad Halluni, por Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS-së në zgjedhjet e 2017-s, Vilson Masmalaj. Mjekët e spitalit rajonal Shkodër kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali.

Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësinë dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesionistë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë”, - u shprehën mjekët e spitalit të Shkodrës.

Ndërkohë po kërkohet që në drejtim të vijojë mjeku që ishte deri më tani drejtor, Përparim Çela, ose gjinekologu Senad Halluni, i cili u rendit i dyti në këtë proces të gjatë konkurrimi. Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotësimin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje-përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësisë, por sërish me pyetje profesionale.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI