Flash

PS mundohet ta heqë vëmendjen nga çështja 'Tahiri', Balla akuza Bashës për lobimin në SHBA

Lapsi.al 25 November 2017
PS mundohet ta heqë vëmendjen nga çështja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërvënë sërish Lulzim Bashës sa i takon kontratës së lidhur nga kryedemokrati me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimi. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Balla ka pyetur Bashën se cili është burimi i atyre parave.

Mes të tjerash socialisti i ka bërë thirrje kreut të KQZ, Klement Zgurit dhe administratës që të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli. Dje Prokuroria nisi hetimet përkontratën e lidhur nga Basha me këtë kompani Amerikane lobimi, pasi ka dyshime se është fshehur burimi i financimi.

“Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti.

Por Lulëzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë cili është burimi i atyre parave?

Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale. Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista, e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milionë dollarë? Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie off-shore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?” – shkruan Balla.

Balla dhe PS, qysh pasi Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, është munduar ta smufojmë këtë çështje duke e larguar vëmendjen nga ‘Tahiri’.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI