Flash

Qëndrimi për demarkacionin, përplasje mes Thaçit dhe Haradinajt në Kosovë

Lapsi.al 25 November 2017
Qëndrimi për demarkacionin, përplasje mes Thaçit dhe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të kërkojë llogari nga kryeministri Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit ua ka imponuar shefave të misioneve diplomatike të Kosovës që qëndrimin e tij për demarkacionin ta prezantojnë si qëndrim zyrtar.

Kjo, pavarësisht faktit se të kundërtën e Haradinajt për demarkacionin e mendon kreu i shtetit, por edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit, i ka thënë “Kohës Ditore” të premten se do të kërkohen sqarime nga kryeministri.

Ai ka theksuar të jetë normale që Qeveria e edhe kryeministri të japin udhëzime apo rekomandime për ambasadorët, në lidhje me ndonjë çështje të caktuar, por ka thënë se çdo qëndrim apo rekomandim i tillë që ndërlidhet me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, duhet patjetër të bëhet në konsultim dhe koordinim me presidentin.

Kjo, pasi ka thënë se kështu e përcakton Kushtetuta e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI